I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” eksperti për çështjet kombëtare Ledion Kristafi u shpreh se Macron nuk e ka zgjedhur kot kryeministrin aktual francez Gabriel Attal.
Sipas tij Macron nuk është një lider që kërkon ta mbylli karrierën e tij politike me 2 mandate.
“Macron ka fituar gjysmën e bastit dhe gjysmën e humbi.
Në momentin që mbaron mandati i presidentit pritet që kryeministri t’i zëri vendin.
Kam përshtypje që Macron po kultivon presidnetin e ri.
Macron është i jashtëzakonshëm dhe s’besoj se e mbyll me 2 mandate dhe nuk besoj se e ka zgjedhur kot Gabriel Attalin”, u shpreh ai.