Kryetari i zgjedhur i i Himarës Fredi Beleri nëpërmjet një statusi në Facebook ka treguar se ka marrë pjesë në takimin online mes eurodeputetëve grek.
Beleri shpreh mirënjohjen për kolegët e tij dhe shprehet se ka bërë kërkesë që të marri pjesë në seancën plenare në Strasburg më 16 korrik.
“Sot mora pjesë online në takimin e 21 eurodeputetëve grekë të organizuar me iniciativën e Delegacionit të Përhershëm Grek në Bruksel, në prani të Ambasadorit Z. Ioannis Vraila.
Faleminderit shumë kolegëve të mi që më uruan një liri të mirë dhe shpresoj të jem mes tyre së shpejti dhe personalisht, pasi kam paraqitur një kërkesë zyrtare për një leje pesëditore për të marrë pjesë në seancën plenare të Strasburgut më 16 korrik” shkruan Beleri në Facebook.