Në burgun e Koridhalos në Greqi janë kryer disa kontrolle.
Gjatë kontrolleve të paraburgosurve shqiptarë Jorgo Mako 27 vjeç nga Dropulli i akuzuar për drogë dhe Arbi Shkurti 35 vjeç për tentativë vrasje iu gjetën celular.
Gjithashtu edhe në qelinë ku rrinte Ino Tsakamenu 33 vjeç nga Paftali i Beratit u gjet një celular tjetër.
U sekuestruan 6 celularë, 4 karikues kufje, 1 telekomandë TV BOX, 1 këllëf celulari, 8 thika të improvizuara, 2 thika komerciale, 1 thikë tregtare plastike dhe 20 shkopinj të hekuri, druri e plastike.
Ndaj të burgosurve është ngritur akuzë penale.