-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogani synon riparim të marrëdhënieve me aleatët gjatë takimit të NATO-s në Uashington

Kryesoret

Pas mungesës së besimit gjatë viteve të fundit, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan merr pjesë të martën në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Uashington. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, zoti Erdogan shpreson të jetë një fillim i ri në marrëdhëniet me aleatët perëndimorë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan merr pjesë në takimin treditor të nivelit të lartë të NATO-s në Uashington pas vitesh mosmarrëveshjesh me vendet e tjera anëtare të aleancës.

Analistët thonë se zoti Erdogan vjen në takimin e Uashingtonit me një pozitë të përmirësuar, pasi ka zgjidhur çështjet e nxehta të ngritura gjatë takimeve të mëparshme të nivelit të lartë.

“Më parë ishte zgjerimi i NATO-s me Suedinë dhe Finlandën. Tashmë kjo është zgjidhur. Turqia mbështeti emërimin e sekretarit të ri të përgjithshëm, ish-kryeministrin holandez Mark Rutte. Përgjithësisht, Turqia mbështet vendimet që kanë të bëjnë me ndihmën e NATO-s për Ukrainën”, thotë Sinan Ulgen, analist në Qendrën për Studimet Ekonomike dhe Politikën e Jashtme.

Por, lidhjet e ngushta të presidentit turk Erdogan me presidentin rus Vladimir Putin vazhdojnë të tensionojnë marrëdhënien me aleatët në NATO. Lidhjet e tij me zotin Putin u nënvizuan gjatë takimit të veçantë me të, në kuadrin e punimeve të Organizatës së Shanghait për Bashkëpunimin, që udhëhiqet nga Kina. Turqia gjithashtu refuzon vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës.

Për marrëdhënien nevojitet kujdes, si nga Uashingtoni dhe nga Ankaraja.

“Ekziston mirëkuptimi se si një vend fqinj i Rusisë, ka shumë ndërvarësi; është diçka e pashmangshme. Megjithatë, nga ana e saj Turqia është shumë e kujdesshme të mos shkelë vijat e kuqe të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja për sanksionet e tanishme ndaj Rusisë”, thotë zoti Ulgen. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit