Policia greke ka zbuluar një plantacion kanabisi në kufirin greko-shqiptar sitën e sotme orët e para të mëngjesit.
Policia deklaron se operacioni ka ndodhur në një zonë pyjore në kufi.
Plantacioni ishte i mirëorganizuar me rezervuar të improvizuar uji dhe sistem ujitjeje.
Në total janë asgjësuar 2451 bimë cannabis sativa. Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar sende të përkohshme banimi si çadra, sende personale etj. si dhe mjete bujqësore.