Policia Kombëtare Spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare e cila shiste dhe kultivonte marijuanë në provincën e Valencias.
Nga ky operacion janë arrestuar 8 shqiptarë.
Njëri prej të arrestuarve kishte edhe një vendim gjykate për masën e sigurisë “arrest me burg”.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar nga autoritetet spanjolle r 2024 bimë në faza të ndryshme të lulëzimit me një peshë totale 300 kilogramë, 40 kilogramë marijuanë e thatë e gatshme për shpërndarje dhe konsum, si dhe material i bollshëm për kultivimin dhe përgatitjen e lëndës për shpërndarje dhe shitje.
Të dyshuarit i kanë ngritur plantacionet në vila, shumë prej tyre luksoze, të vendosura në zona banimi për të mos ngjallur dyshime dhe i kanë lidhur në mënyrë të paligjshme me energjinë elektrike për të përfituar maksimalisht nga aktiviteti i tyre kriminal.