Federata e Çiklizmit së bashku me DVP Korçë kanë bërë me dije se këtë të shtunë, për shkak të zhvillimit të garës së çiklizmit të Kupës së Shqipërisë për të rritur, U23 dhe kadetë, aksi rrugor Pojskë-Korçë do të jetë i mbyllur përkohësisht nga ora 15:00 deri në 18:00.
Autoritetet e qarkullimit rrugor dhe organizatorët kërkojnë mirëkuptimin e shoferëve dhe këshillojnë planifikimin e udhëtimeve për të shmangur vonesat gjatë kësaj periudhe.









