Ditën e sotme një 33-vjeçar u arrestua në Durrës pasi lëvizte i armatosur me pistoletë.
33-vjeçari Andrea Bregasi banues në Tiranë ishte në kërkim nga policia pasi akuzohej për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
Gjatë kontrollit në çantën e tij iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak që posedohej pa leje.
Në cilësinë e provës materiale i sekuestrohet arma e zjarrit me krehrin dhe 9 fishekë.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.