-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Budina nga protesta: SPAK fut në burg cironkat dhe lë jashtë peshkaqenët

Kryesoret

Ka folur sot në protestën para kryeministrisë aktori Edmond Budina i cili u shpreh se ka dalë të protestojë për t’i thënë jo kësaj vjedhjeje që po iu bëhet qytetarëve.

“Përshëndetje Shqipëria opozitare, qytetarëve që nuk e ulin kokën, qytetarët që nuk e ulin kokën, përshëndetje të gjithë!
Vëllezër dhe motra pse protestojmë sot për veten dhe për familjen tonë, protestojmë sepse ky shtet e ka nëpërkëmbur qytetarin
Ne kërkojmë normalitet!
Ju kujtoj skandalin e inceneratorëve i cili na merr 80 mijë euro çdo vit deri tani 130 milionë euro, skandali i 5D që na merr 30 milionë,… hajdut hajdut
Ne jemi këtu për ti thënë jo kësaj vjedhje.
Për t’i thënë jo kësaj bande mafiozeje, nuk është e lehtë të luftosh këtë sistem.
Mos t’iu shkojë në mendje se ai do të japë dorëheqje, ju kujtohet skandali i onkologjikut me çnjerëzori dhe kanceri është kjo qeveri dhe duhet shkulur deri në qelizë ky kancer që ka zaptuar vendin, vëllezër boll.
Çfarë bën SPAKU fut në burg ca cironka por peshkaqenët janë këtu dhe vazhdojnë të pasurohen dhe të vjedhin dhe SPAK hesht.
Këta i përkëdhel dhe liderin e opozitës e mban në arrest shtëpie me pa të drejtë, shkelja më e madhe”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit