Po zhvillohet protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes socialiste.
Kjo është protesta e parë që Partia Demokratike dhe Sali Berisha zhvillojnë pasi Gjykata e Apelit u dha vulën dhe logon dhe slogani i tubimit është “Të bashkuar në betejë”.
Bashkë me PD në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë edhe aleatët Ilir Meta, Fatmir Mediu , Agron Duka e Vangjel Dule.