-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Meta nga protesta: Të ngrihemi të gjithë, mos e hani presionin

Kryesoret

I pranishëm në protestën e sotme është dhe Ilir Meta, ai zgjodhi të fliste para protestës ku iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe mos e hanë presionin.

Meta:Mirëmbrëma Tirana dhe Shqipëria dhe Safedini që kishte ardhur nga Alaska, turp për ata që ankohen cdo ditë dhe nuk vijnë këtu për të përmbysur regjimin. Përballë kryehajdutit të Tiranës. Turp për të gjithë ata këshilltarë të Tiranës që nuk janë përballë kryehajdutëve të rilindjes në cdo bashki. SPAK, të cilit SPAK? Më keni dëgjuar kur them regjimi i Dumdumanit. A mbani mend atë që mbante Haitin që vidhte si kriminel. Ky e ka bazuar pushtetin e tij kriminal tek Dumdumanët, që thonë afërmendsh që gjykata do të vendosë atë që kërkojmë ne prokuroria. Turp për cdo opozitar që i bën furce SPAK-ut, ose ka hall se nuk i japin vizën për të shkuar gjëkundi. Duhet të ngrihyemi ti vendosim vizën këtij regjimi, që i ka shndërruar fëmijët në analfabeta funksionale. Që kur u clirua Kosova armiqtë kanë ndoqën një politikë të mencur që ne nuk arritëm ta kuptnim. U përpoqën ta marrin kalanë nga brenda me kalin e Trojës, që nuk është Zot i kësaj loje, por skllav i tyre, armiku më i madh i Kosovës. Nuk ia ka bërë kurrë Vucic atë dëm Kosovës, që ia ka bërë Rama për llogari të Vucic. Meqë takova këtu edhe vëllezër nga Kosova, u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Kosovës, të bashkohemi për të shporruar armikun më të egër të Kosovës dhe shqiptaërve, Edi Rama. Edi Rama mbështetet financohet në Uashingon, Bruksel nga armiqtë më te egër nga Ballkani i Hapur dhe cdo gjë tjetër. Ai nuk bën gabim rastësisht. Mos harroni se cfarë tha në Kuvendin e Kosovës, në ceremoninë e 10 vjetorit të saj, që shikonte se Shqipëria dhe Kosova do të kishin një president të përbashkët, ky i pasonte Vucicit, që ai ti thoshte botës, pse do ta njihni ju Kosovën? A nuk ishte ky si kryeministër i Shqipërisë që hodhi në gjyq kryeministin e Kosovës, Haradinajn. Vagabong. Ky horr që i vuri sanksione Kurtit. është në shërbim të Serbisë ai edhe në drejtim ekonomik. Ky me narkokullat e tij i ka vënë kazmën bujqësisë dhe fabrikat edhe me kursin kriminal të Euros që vijnë këtu. Ndaj është koha të ngrihemi. Dëgjova se fola për ndërkombëtarët. Kam folur vazhdimisht. Sikur ka McGonigal ka edhe nga ata që arrestojnë McGonigal. Por mos harrojmë si e paketuan Noriegën. Ndaj është detyra jonë t’u tregojmë ndërkombëtarëve se jemi një popull që nuk e ha presionin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit