Një mrekulli ka ndodhur në Teksas ku një foshnje një vjeçare e cila mbijetoi vetëm 2 ditë në rrugë dhe në një mot të keq para se ta gjente një shofer kamioni.
Vëllai i foshnjes i cili ishte 4 vjeç u gjend i vdekur.
Nga frika se edhe foshnja kishte vdekur, autoritetet nisën një operacion kërkimi, në vendin ku edhe vëllai i tij ishte gjetur i vdekur. Megjithatë, pak kohë më vonë, një shofer kamioni thirri 911, duke raportuar se kishte gjetur foshnjën në anë të autostradës.
“Ky fëmijë kaloi dy ditë në autostradë në mot të keq. Faleminderit Zotit që shoferi e pa atë”, vuri në dukje sherifi.