Rusia ka përfshirë Yulia Navalnaya në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”, dy ditë pasi lëshoi një urdhër arresti për të.
Emri i saj u shfaq në listën e zezë të Shërbimit rus të Monitorimit Financiar.
Të martën u bë e ditur se një urdhër arresti ishte lëshuar për Navalnaya, e cila jeton jashtë vendit, me akuzën e “pjesëmarrjes në një grup ekstremist”.
Një gjykatë në Moskë urdhëroi zgjatjen e paraburgimit të saj të përkohshëm në mungesë.
Nga ana tjetër Navalnaya është zotuar të marrë përsipër rolin e burrit të saj, i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rrethit Arktik në shkurt.
Ai u ka kërkuar mbështetësve të tij që të mos e humbin shpresën dhe denoncon rregullisht udhëheqjen ruse dhe fatin e disidentëve në Rusi.