-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Do vazhdojmë me protesta masive

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha në një intervistë për mediat se protesta e sotme masive do të pasohet nga të tjera deri në plotësimin e kërkesës për një qeveri teknike para zgjedhjeve.

Salianji u shpreh se Shqipëria mund të marrë shembullin e RMV ku tre muaj para zgjedhjeve u zgjodh një qeveri teknike që ishte kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Qytetarët po qëndrojnë në protestë dhe deri kur të vendosin ata, ne ndaj po qëndrojmë një hap pas. Protestat nuk maten me numra, e sigurt është që kjo protestë me masivitetin e saj me mesazhet që solli nuk është fundi iu betejës, por fillimi i aksionit tonë opozitar për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme, do vazhdojmë me protesta masive për të realizuar kërkesat tona. Po themi qeveri teknike, jo bashkëqeverisje me Ramën, si rasti i RMV ku 3 muaj para zgjedhjeve erdhi një qeveri teknike dhe ishte kujdestare e zgjedhjeve demokratike”, tha Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit