Gjatë protestës para kryeministrisë, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli u shpreh se janë me qindra arsyet që qytetarët duhet të jenë në shesh për të protestuar.
“Ne kemi një problem të madh se kemi kryetarin të arrestuar. Problemi më i madh i kombit tonë sot është boshatisja, të rinjtë janë larguar, në asnjë vend tjetër shpejtësia e plakjes së popullsisë nuk është në nivelet e vendit tonë.
Unë besoj se problemet e përçarjes nuk ekzistojnë më, kemi pasur një kalvar të gjatë, por shqiptarët kërkojnë një opozitë të fortë që të luftojë këtë qeveri të korruptuar. Kryetari duhet të lirohet, është çështje e pluralizmit”, tha Topalli.