Një 27-vjeçar nga Vlora është proceduar penalisht pasi dyshohet se bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e mjetit të tij, një “Range Rover” me vlerë 60,000 euro.
Sipas policisë, ai pretendoi se mjeti i tij ishte vjedhur në Zvërnec për të përfituar kompensim financiar nga kompania e siguracionit.
Pas një hetimi të gjatë dhe vëzhgimeve, policia gjeti mjetin e fshehur në një garazh në Tiranë dhe e sekuestroi atë si provë materiale. Prokuroria ka nisur procedurat për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë çështje.
Burgim të përjetshëm për vrasësin e ish-drejtorit të OST, Saimir Jaku