-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e inceneratorit të Tiranës, lirohet zyrtari i Ministrisë se Mjedisit

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia 68-vjeçarin Pëllumb Abeshi, ish-zyrtar i Ministrisë se Mjedisit. Abeshi aktualisht mbahej në burg për inceneratorin e Tiranës por afatet e paraburgimit mbaruan.

“I pandehuri Pëllumb Abeshi më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj tij me vendimin nr. 20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, vendosi: Pranimin e kërkesës dhe shuarjen e masës së sigurimit “Arresti në burg”, caktuar ndaj shtetasit Pëllumb Abeshi me anë të vendimit Nr.20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Pëllumb Abeshi nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale”, njofton Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit