Gjatë samitit të NATO-s në Uashington Ministri i Jashtëm Igli Hasani është takuar me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken.
Hasani shprehet se ky takim ripohoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale.
“Faleminderit Sekretarit Blinken për një samit historik të NATO-s në Uashington DC, duke shënuar 75 vjetorin e Aleancës. Ky takim i rëndësishëm ripohoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale”, shkruan Hasani.