Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar sjelljen e SPAK që sipas tij nga 72 mandate arresti janë burgosur vetëm 6 persona.
Sipas tij SPAK i partisë ka amnistuar krimet më monstruoze elektorale.
Berisha: E vërteta është se Skrapi i partisë ka amnistuar krimet më monstruoze elektorale.
Ka amnistuar vjedhjen e 136 milionë eurove për djegësine Tiranës që nuk ekziston.
Ka amnistuar pothuajse tërësisht 930 milionë euro të vjedhura, të abuzuara dhe denoncuara nga KLSH në 9 muaj.
Ka amnistuar ndërtimin e rrugëve 13 herë më shtrenjtë se në BE.
Ka amnistuar ndërtimin e shkollave 10 herë më shtrenjtë se në BE.
Ka amnistuar ndërtimin e tunelit të korrupsionit, investim 45 mijë euro për banor si në asnjë skaj tjetër të planetit nga Edi Rama sepse kjo ishte ëndrra e Babi Pilos kur pushonte në Dhërmi.
A mund të imagjinoni ju zotërinj, a mund të ndodhë në ndonjë vend, iu pyes ju o lakej të Edi Ramës që këndoni nëpër studio dhe artikuj këngën e Zamanit, çfarë fytyre keni t’u thoni shqiptarëve, nga 72 mandate janë vetëm 6 të arrestuar.
Ndërkohë të tjera grisen, fshihen, largohen, të tjerë paguajnë dhe ju vazhdoni të mashtroni shqiptarët se jeni të marrë peng nga Dumani.
Se keni lidhje me botën e krimit.
Po edhe nëse nuk jeni të lidhur me bandat, jeni të lidhur me Edi Ramën.
Mjeranë, hipokritë, hiqeni si opozitarë.
Turpi ju mbuloftë, ju dhe Zamanin tuaj.
Atyre, të cilët duan t’u servirin Skapin si sukses, u them në qoftë se e bëni nga naiviteti, referohuni të dhënave sepse ky vend para Skapit ka pasur një prokurori të krimeve të rënda, e cila kurrë nuk bëri pazare me Edi Ramën, Sali Berishën dhe asnjë njeri.
E cila u dha dënim përjetë kapobandave shqiptare kudo që ishin, që i liroi më vonë Edi Rama. I liroi Skapi i partisë disa prej tyre.
Pra, zotërinj, hapni arkivat, lexoni raportet tuaja për të parë se cila është e vërteta