Një tragjedi ka tronditur Normandinë, ku një vajzë 6-vjeçare është rrëmbyer dhe më pas vrarë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ndodhi në një pyll pranë Saint Martin de l’If, në departamentin Seine-Maritime, duke shkaktuar një reagim të madh nga autoritetet lokale.
Alarmi për rrëmbim u aktivizua rreth mesnatës dhe në mëngjes, trupi i pajetë i vajzës u gjet pranë vendngjarjes, duke konfirmuar keqtrajtimin e tmerrshëm të saj. Partneri i nënës së vajzës u arrestua rreth orës 06:00, pasi u gjet në arrati sipas mediave të huaja.
Sipas rrëfimeve, ngjarja ndodhi pas një sherri të rëndë në familje, ku burri sulmoi vajzën me thikë pas një konfrontimi me nënën e saj. Nën hetim të thelluar, autoritetet po hetojnë përshkallëzimin e situatës dhe motivet e mundshme të sulmit.