Ditën e sotme është gjetur një person i pajetë i cili është i paidentifikuar. Dyshohet që vdekja e tij të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.07.2024, në bulevardin “Bajram Curri”, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet endacak. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.