-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK e shpalli në kërkim/ Kush është biznesmeni që i gjeti ‘folenë’ Ahmetajt në Zvicër?

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa urdhër-arreste të tjera pas hetimeve për inceneratorin e Tiranës, por asnjë nuk është arrestuar deri më tani, pasi nuk janë gjetur nga policia. Mes personave që ka një urdhër arresti është edhe Ilir Dedja, biznesmeni nga Kavaja, i cili nga një investigim i BIRN pak javë më parë rezulton se doli garant për qëndrimin e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj në Lugano të Zvicrës dhe madje i punësoi gruan Erjola Hoxha me pagë 9 mijë franga në muaj.

Një hetim i Prokurorisë së Posaçme zbuloi se Dedja njihej me Ahmetajn që prej viteve të shkollës. Dedja jetoi për dy dekada si tregtar në Itali, derisa u transferua në Lugano të Zvicrës si “një konsulent biznesi” në mars të vitit 2017 – një destinacion i preferuar botëror për kompanitë guackë. Menjëherë pas zhvendosjes në Zvicër, Dedja themeloi kompaninë “Drax Consult Sagl”, e cila tre vjet më vonë u përfshi në një skandal në Zimbabve të Afrikës i njohur si “Covidgate”.

Sipas informacionit të ardhur nga Zvicra në SPAK, Dedja “rezulton të jetë person i akuzuar për veprën penale të pastrimit të parave” në kuadrin e një kërkese për ndihmë juridike të kryer nga Prokuroria e Budapestit dhe e ekzekutuar më datë 5 dhjetor 2022 nga policia e kantonit të Ticinos.

Paralelisht me aventurën në Afrikë, Dedja e vazhdoi biznesin më Mërtirin dhe Zoton përmes një kompanie tjetër të tij, të quajtur 3DDD Sëiss Trading SA, sot me emrin e ndryshuar 3DDD Sëiss SA.

Në vitin 2019, 3DDD Swiss Trading SA nënshkroi një kontratë me vlerë 5.2 milionë euro me kompaninë e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV për blerjen e një impianti për trajtimin e ujërave të përdorura. Sipas SPAK, Dedja është administratori i vetëm dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtorit për shoqërinë “3DDD Sëiss SA”.

Dedja vazhdoi të vilte frytet e kësaj kontrate deri në shkurt 2021, duke marrë pagesa të dokumentuara nga Shqipëria me një vlerë totale prej 490 mijë eurosh.

Ilir Dedja, rezulton të jetë gjithashtu një person që evidentohet në disa rrethana të rëndësishme të jetës së personit nën hetim Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së këtij të fundit, personit nën hetim Erjola Hoxha.

Ai rezulton të jetë dhe garantuesi i apartamentit ku banon Arben Ahmetaj me bashkëjetuesen Erjola Hoxha dhe fëmijën e tyre. Apartamenti ndodhet në katin e gjashtë të një pallati të ri dhe është marrë me qira me një vlerë prej 1750 frangash në muaj [rreth 1800 euro].

Sipas autoriteteve zvicerane, Dedja është i punësuar si konsulent tregtar i kompanisë “Phronesis Consulting Sagl” – e njëjta kompani që punësoi edhe Hoxhën në qershor të vitit 2022 me një pagë mujore prej 9208 frangash në muaj [rreth 9500 euro]./ BIRN

Asnjë i arrestuar për inceneratorët/ Këlliçi: Gjyqtarja u dha dy javë kohë të arratisen

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit