-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e finales: Spanja dhe Anglia takohen në Berlin për Trofeun

Kryesoret

Sot, më 14 korrik, Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Anglisë do të përballen në finalen e Euro 2024 në ‘Olympiastadion’ të Berlinit, duke nisur nga ora 21:00. Kjo ndeshje premton të jetë një spektakël emocionues.

Spanja, e njohur si ‘Furia e Kuqe’, arriti deri në finale duke siguruar pikë maksimale në Grupin B, ku ishin gjithashtu Shqipëria, Kroacia dhe Italia. Pas kësaj, ata eliminuan Gjeorgjinë në 1/8 e finales, për të vazhduar me fitore ndaj Gjermanisë në çerekfinale dhe Francës në gjysmëfinale.

Anglia, e njohur si ‘Tre Luanët’, e mbylli Grupin C si lider me pesë pikë. Në rrugëtimin e saj drejt finales, ekipi anglez mposhti Sllovakinë në 1/8 e finales, Zvicrën në çerekfinale dhe Holandën në gjysmëfinale.

Spanja synon të rikthejë trofeun në shtëpi, pas fundit të 2012-s kur mposhtën Italinë në finale. Nga ana tjetër, Anglia kërkon të bëjë histori duke fituar për herë të parë. Kjo është finalja e dytë rresht për anglezët, pas humbjes në vitin 2020 ndaj Italisë në Wembley.

Të dy ekipet janë të motivuara dhe të gatshme për të dhënë maksimumin në këtë sfidë të madhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit