Këngëtarja Fifi, e njohur si Filloreta Raçi, ka dy vite që është në një lidhje me Adis Patushin dhe shpesh ka ndarë detaje për marrëdhënien e tyre.
Në një intervistë për Prive, ajo u pyet për raportin me ish-partneren e Adisit, modelen Adrola Dushi. Fifi tha: “Kemi një marrëdhënie shumë të mirë për hatër të djalit dhe gjithçkaje tjetër që na lidh. Adrola është një vajzë e jashtëzakonshme, e shkëlqyer si nënë dhe si femër. Pse jo, do t’i kërkoja këshilla për djalin tim.”