Gjatë një jave Policia Kufitare nga Ksamili në Velipojë ka bllokuar 34 mjete lundruese.
Mjetet e bllokuara janë rreth 25 Jet Ski, 6 skafë dhe 4 gomone.
Rreth 25 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete janë bllokuar në Velipojë.
Ndërsa 10 mjete lundruese janë ndëshkuar me masa administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Gjithashtu gjatë kësaj jave policia kufitare dhe detare iu ka ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në katër raste.
Policia kufitare apelon që të gjithë përdoruesit e mjeteve të zbatojnë rregullat.