-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reduktimi i numrit te shqiptarëve në Ballkan, rreth 2 milionë jetojnë jashtë kufijve

Kryesoret

Në pesë vitet e fundit, numri i shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor ka pësuar një reduktim të dukshëm. Sipas të dhënave nga censuset kombëtare të zhvilluara nga viti 2021 deri në 2024, numri i shqiptarëve ka rënë ndjeshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të rajonit. Aktualisht, në Ballkanin Perëndimor jetojnë rreth 4.4 milion shqiptarë, nga të cilët 2.4 milion ndodhen në Shqipëri, duke përbërë më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare.

Kosova renditet si shteti i dytë me 1.5 milion shqiptarë, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 446 mijë, Serbia me 61 mijë dhe Mali i Zi me 31 mijë shqiptarë. Rënia e popullsisë është një fenomen që prek të gjitha vendet e rajonit, ku emigracioni i lartë dhe tkurrja e lindshmërisë janë dy faktorët kryesorë që kontribuojnë në këtë situatë. Në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor jetojnë gjithsej 13.4 milion banorë, ku shqiptarët përbëjnë 32.8% të totalit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit