Në qarkun e Shkodër me anë të operacionit “Territori i Pastër” u gjetën dhe u asgjësuan 5638 bimë dhe fidanë të dyshuar kanabis.
Në njësinë administrative Pult dhe Velipojë, Shalë, Postribë dhe asgjësuan 5416 bimë dhe fidanë kanabis.
Në Malësinë e Madhe u asgjësuan 160 bimë kanabis.
Ndërsa në njësinë administrative Fierzë u asgjësuan 62 bimë kanabis.
Ndërkohë po vijon puna për nxjerrjen dhe identifikimin e personave para përgjegjësisë penale.