-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spitzer: Atentati ndaj Trumpit do të ketë pasoja politike

Kryesoret

Atentati ndaj kandidatit të pritur republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të shkaktojë pasoja politike në vend.

Kështu tha në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Robert Spitzer, profesor i shkencave politike në SUNY Cortland në SHBA, teksa foli për ndikimin që do të ketë atentati ndaj Trumpin në garën për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Spitzer tha pritet që Trump të ngrihet në sondazhe, për shkak të mbështetjes së marrë pas të shtënave të 13 korrikut, por shtoi se pas disa javësh mbështetja për të dhe për presidentin aktual, Joe Biden, pritet të bjerë në nivelet e mëhershme.

Trump ishte duke folur në një tubim në Pensilvani, kur u qëllua me armë zjarri në veshin e djathtë. Sulmuesi i dyshuar u vra nga autoritetet, ndërkaq Trump shpëtoi me lëndim joserioz. Presidenti amerikan, Joe Biden, e dënoi ashpër dhunën.

Në këtë intervistë, Spitzer flet edhe se si do të dukej një kandidaturë për Shtëpinë e Bardhë e nënpresidentes aktuale, Kamala Harris, nëse Biden do të tërhiqej nga gara presidenciale.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Spitzer si do të ndikojë ngjarja e 13 korrikut në garën presidenciale në SHBA?

Robert Spitzer: Kjo ka pasoja politike. Sa për rikujtim, kur Ronald Reagan ishte viktimë e një atentati në vitin 1981, dhe ai ishte një atentat shumë i rëndë, ai u godit me një plumb në gjoks dhe gati vdiq. Në fakt, iu deshën disa muaj që të rimarrë veten. Por, kur Reagan u qëllua, në atë kohë ai ishte president. Këshilltarët e tij u mblodhën brenda 24 orëve nga ajo ngjarje, për të vendosur të përfitonin më së miri politikisht nga ajo ngjarje sepse pati një shpërthim të mbështetjes për Reganin. Kjo pati një pasojë të rëndësishme politike për të, për mandatin e tij presidencial dhe e ndihmoi atë të miratohej një ulje e madhe taksash verën e vitit 1982 dhe ky vendim kaloi përmes Kongresit. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit