-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati ndaj Trump mobilizon përkrahësit e tij

Kryesoret

Ish-presidenti Donald Trump merr pjesë në Kuvendin e Partisë Republikane, disa ditë pasi i mbijetoi një atentati. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti njofton nga Miluoki i shtetit Viskonsin, ku mbahet ky kuvend, se si mbështetësit e tij, pas tronditjes të së shtunës, janë tani plot energji për fushatën e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

“Të lutemi”, thotë një nga mbështetësit e ish-Presidentit.

“Zoti i tha që të bëhet i fortë dhe të ketë kurajo”, vazhdon më tej ai.

Pasi i mbijetoi një atentati të shtunën zoti Trump tani ka arritur në Miluoki ku po mbahet Kuvendi kombëtar i Partisë Republikane.

“E gjithë fushata dhe mesazhi politik ka ndryshuar. Dikush tentoi të vriste kandidatin tonë”, thotë Hilario Deleon, kryetar i republikanëve në Miluoki.

Zoti Trump shkroi në rrjetin social ‘Truth Social’ se ai nuk mund të lejojë një “vrasës të mundshëm” ta detyrojë të ndryshojë programin e tij.

“Sa herë që i ndodh diçka, më duket sikur e forcon fitoren e tij. Ai ka arritur statusin e njeriut legjendar”, thotë Emmy Declue, delegate republikane nga Misuri.

Në një hotel në anën tjetër të qytetit, delegacioni nga Karolina e Jugut po diskutonte se si ngjarja e të shtunës i bëri ata më të vendosur. Pas tronditjes nga goditja me plumb në vesh, zoti Trump qëndroi me grushtin lart dhe iu tha mbështetësve, “luftoni”. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit