Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka kërkuar një mocion me debat për gjetjet e zyrës së OLAF lidhur me fondet e bujqësisë, duke e cilësuar këtë situatë si një skandal për Shqipërinë si vend kandidat për në BE.
“Anashkaluat një kërkesë të grupit të PD për të zhvilluar mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet në bujqësi dhe nevojën që grupi jonë parlamentar ka çmuar sa i takon ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe për të bërë të mundur adresimin e masave të nevojshme që të zhbllokohen fondet e IPARD 3”, tha Bardhi.