-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Vendosa një kurorë me lule në Varrezën Monumentale ‘Trëndafilat e Çamërisë’ në Kllogjer

Kryesoret

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Konispolit, skajin më jugor të Shqipërisë. Presidenca njofton se kreu i shtetit, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule “vendosi një kurorë me lule në Varrezën Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer, memorial kushtuar viktimave të eksodit të çamëve gjatë viteve 1944-1945”. Kjo është hera e parë një një kryetar shteti nderon viktimat e gjenocidit grek.

Gjatë takimeve me banorët e zonës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u zotua se do të shndërrohet në zë për ta, për të gjetur zgjidhje përmes bashkëpunimit ndaj çdo problematike që kanë.

Presidenti i Republikës garantoi mbështetjen e tij për zhvillimin dhe mirëqenien, duke theksuar nevojën e adresimit të problemeve në institucionet përkatëse. “Është përgjegjësi Kushtetuese, – u shpreh Presidenti Begaj, që Konispoli të jetë në hartën e vëmendjes së institucioneve, ashtu si çdo bashki tjetër”.

Gjatë bashkëbisedimeve me autoritetet lokale, kreu i shtetit vlerësoi përpjekjet që po bëhen për agroturizmin në këtë zonë, ndërsa përballë emigrimit i mëshoi idesë së zhvillimit të mëtejshëm të tij.

Për herë të parë Presidenti nderon viktimat e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit