Fredi Beleri nga aeroporti i Rinasit teksa u nis për në Athinë me destinacion final Strasburgun deklaroi se do të shkojë që të betohet si eurodeputet në PE dhe do të ndjekë cështjen e tij deri në shkallët më të larta të drejtësisë brenda dhe jashtë vendit.
“Ishte një vendim në kuadër të ligjit dhe logjikës dhe natyrshëm lind pyetja pse kjo nuk u bë për të marrë mandatin e kryetarit të bashkisë. Po iki drejt Athinës, nesër do të jem në Strasburg. Besoj se këtej e tutje do i kthehemi normalitetit.
Ka pasur dy standarde për mua dhe vazhdojnë, pasi nuk më lanë herën e parë që të betohem. Herët e a vonë dëshira e sovranit respektohet. Në 4 gusht himarjotët do i japin një përgjigje. Dënimin do ta ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë dhe po nuk gjeta të drejtën edhe në Strasburg” tha ai.