Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi sot para Kuvendit mbi situatën e sistemit të prokurorisë, duke theksuar një mungesë alarmante të prokurorëve në vend.
Sipas tij, mungesa aktuale arrin në 38%, me vetëm 198 prokurorë të angazhuar në krahasim me një numër organik prej 321. Kjo situatë ka sjellë një ngarkesë të madhe për prokuroritë, duke rezultuar në krijimin e vakancave të përkohshme dhe të përhershme.
“Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, rekomandimet e institucioneve kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian”, u shpreh Çela.