Ditën e sotme djali i Meritonit ka ditëlindjen dhe mbush 6 vjeç.
Meritoni nuk ka bërë një urim publik mirëpo ish-partnerja e tij po.
Egesta ka ndarë disa foto të vogëlushit, e përkrah tyre ka shkruar urimin e ëmbël për të voglin.
Historia mes Egestës dhe Meritonit bëri bujë para 8 vitesh ku Meritoni vetëm një muaj pasi ua prezantoi ndjekësve në “Instagram” se do bëhej baba, u nda me Egestën.
Teksa mori pjesë në Big Brother historia mes tyre u vendos në qendër të vëmendjes ku Egesta u shpreh se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.