Gjykatësja federale e ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuar kundër Trump.
Për këtë ka reaguar Richard Grenell, emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump.
Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së i kishte ngritur Jack Smith si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në vitin 2020, për të dhënë dorëheqje më pas në vitin 2022 pikërisht për ta marrë rastin e Donald Trump, në të cilat raste e bën ndërlidhjen Grenell.
“Rasti i Jack Smith kundër Trump po shpërbëhet. Radha është te ti, Hashim Thaçi ”, ka shkruar Grenell në “X”.