Ditën e sotme ish Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është paraqitur në Prokurorinë e Beratit, ku edhe po dëshmon.
Thirrja e tij është bërë nga Prokuroria e Beratit si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasi e të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit.
Ndërsa për çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për shpërdorim detyre.
Çuçi tha se është pyetur nëse e njeh apo është takuar me ish drejtorin e Poliçanit.
“U pyeta nëse jam takuar me ish drejtorin e Kombinatit Mekanik të Poliçanit, Erion Zylyftari. Nuk bëhet fjalë për shpërdorim detyre atë e kam takuar se ishte drejtues i PS në Poliçan”, theksoi Çuçi.