-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryediplomati britanik kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Kryesoret

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Ai e bëri këtë apel pas një vizite në Izrael dhe territoret palestineze.

Lammy e cilësoi situatën në Gazë si “të patolerueshme” dhe gjatë takimeve me liderët izraelitë dhe palestinezë, shprehu gatishmërinë e Britanisë për të mbështetur përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

Lufta në Gazë shpërtheu në tetor, pas një sulmi të Hamasit ndaj Izraelit, i cili rezultoi në rreth 1.200 të vrarë dhe shumë të tjerë të marrë peng. Izraeli, në përgjigje ka nisur një fushatë sulmesh me synimin për të shkatërruar grupin militant.

Sipas autoriteteve lokale, mbi 38.000 njerëz kanë humbur jetën që nga fillimi i konfliktit. Megjithatë, shpresat për një armëpushim janë ringjallur pasi Hamas pranoi një pjesë të një propozimi të SHBA-së për ndaljen e luftimeve.

Ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë bisedimet për një zgjidhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit