Shtyhet seanca në gjykatën e Elbasanit për Dritan Dajtin, i cili ka kërkuar lirimin nga burgu pasi sipas tij ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, edhe pse Gjykata e Lartë në fakt la në fuqi dënimin përjetë. Seanca e sotme u zhvillua me videokonferencë.
Në fjalën e tij Dajti kërkoi që të jetë prezent fizikisht në seancë për të marrë atë që ai e cilësoi si “drejtësia e munguar. Jam unë personi i interesuar për zhvillimin e kësaj seance”, tha Dajti.
Dritan Dajti akuzohet për masakrën e 7 gushtit të vitit 2009 në Plazhin e Durrësit, ku u vranë dëshmorët e policisë; Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj.