Partia Demokratike kërkon zgjatjen e hetimit për komisionin hetimor të TIMS.
Në mbledhjen e fundit u mor dëshmia e Dorian Tolës ish-drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.
Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani kërkoi zgjatjen e hetimit duke thënë se nuk i kanë shkuar deri në fund pasi duhet të vijë të dëshmojë edhe Rama.
“Ne kemi kërkuar të hetojmë jo vetëm 2 gushtin, por edhe raste të tjera kur janë bërë publike të dhënat e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Dogjani.
Po ashtu edhe kryetari i komisionit Ervin Salianji tha nga dëshmitë kanë dal të dhëna të llahtarshme që duhen të hetohen.
“Kanë dalë të dhëna të llahtarshme që duhen të hetohen dhe persona që s’duhet të shmangen nga hetimi që ju ka dalë emri gjatë dëshmive. Dëshmitë e zyrtarëve të lartë kanë qenë kontradiktore, për këtë arsye duhej të kishim thirrjen e dëshmitarëve të tjerë”, shprehet Salianji.