Mbrëmjen e djeshme në Malësinë e Madhe një 69-vjeçar u arrestua pasi plagosi një person tjetër me thikë.
69-vjepari me iniciale Gj.P., banues në fshatin Vukpalaj pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 29-vjeçarin me iniciale A.P.
29-vjeçari ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.








