-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa do ta ndihmojë Trumpin në zgjedhje fotografia me grushtin e ngritur pas atentatit?

Kryesoret

Fotoja e grushtit të ngritur të Donald Trump pas atentatit në Pensilvani është një nga fotot që bëjnë histori. Kjo sipas Politico, duke vënë në dukje se zemërimi i republikanëve është kthyer në admirim. Fotoja e Evan Vucci për Associated Press e Donald Trump, ku qëndron i patrembur menjëherë pas të shtënave, me grusht të ngritur pavarësisht nga gjaku që i derdhej nga veshi dhe faqja, u bë një ikonë e menjëhershme e republikanëve dhe mund të ndryshojë historinë.

“Grushti i ngritur do të bëhet një simbol ikonik” parashikoi strategu republikan për një kohë të gjatë, Mike Murphy. “Unë dyshoj se do ta shtyjë atë përsëri në Shtëpinë e Bardhë” komentoi Piers Morgan nga ana e tij.

Është një pikëpamje që ndajnë shumica e analistëve politikë, por jo akademiku amerikan, analisti i komunikimit dhe anketuesi Frank Luntz, i cili beson se ndërsa grushti i ngritur i Trump pas atentatit kundër tij do të mbledhë edhe më shumë votuesit e tij, por kjo nuk dikon në rezultatin e betejës elektorale, pasi nuk ka mjaft votues të pavendosur që – edhe nëse votojnë për kandidatin presidencial republikan – ta kthejnë valën në mënyrë vendimtare në favor të tij.

Sondazhet në SHBA tregojnë një pamje shumë të zymtë, me më shumë se 80% që besojnë se vendi është i ndarë. Grushti i ngritur i një Trumpi të gjakosur teksa agjentët e largonin nga skena do të jetë ajo që votuesit do të kujtojnë kur të shkojnë në qendrat e votimit. “Luftoni” tha Trump ndërsa u largua dhe kjo është pikërisht ajo që votuesit e tij do të bëjnë deri në ditën e zgjedhjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit