I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” analisti Lavdrim Lita ka folur për atentatin ndaj Trump.
Ai u shpreh se ky sulm tregon gjendjen sociale të vendit ku ka më shumë armë sesa njerëz.
“Mediat amerikane thonë një detaj shumë interesant, është një akt terrorist ai ka pasur veshur një bluzë të një kanali you tube amerikan që është pro armëve.
Sipas statistikave në Amerikë ka më shumë armë sesa njerëz.
S’mund të thuash që ishte një ujk i vetmuar që gjuajti ish-presidentin se ai e ka survejuar zonën e ka analizuar disa ditë para sulmit.
Kjo është pasojë e një ndarjeje dhe urrejtje në Amerikë.
Ata janë të gatshëm të marrin armët për të qëlluar kundërshtarët.
Mendoj që jemi në kushtet ku ka një konflikt të thellë social.