-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperatura ferri, sinoptikania: Temperaturat pritet që të shkojnë 42-43 gradë

Kryesoret

Vendi ynë prej disa ditësh është nën ndikimin e temperaturave shumë të larta falë masave ajrore të nxehta që vijnë nga Afrika.

Këto masa do të jenë prezente deri në fundin e kësaj jave sipas parashikimeve.

Sinoptikja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari tha: “Ajo që na ka bërë çudi janë temperaturat e larta që janë regjistruar edhe në zonat malore ku qyteti i Peshkopisë ditën e djeshme regjistroi vlerën 40.2 gradë, një vlerë e lartë krahasuar me mesataren mujore për zonat malore.

Ne do të vazhdojmë të mbetemi pothuajse në të njëjtat vlera. Netët tropikale do të vazhdojnë të na shoqërojnë pothuajse deri në fundin e kësaj jave me temperature që në orët e natës nuk do të zbresin nën 26-27 gradë Celsius kryesisht në zonat e ulëta dhe në bregdet, ndërsa në vlerat e mesditës temperaturat pritet që të shkojnë 42-43 gradë Celsius, në zonat e ulëta dhe bregdet. Kjo valë të nxehti afrikan presim që të bëjë një tërheqje duke filluar nga dita e diel”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit