Profesori Ledion Krisafi i ftuar në ” 5 Pyetjet” ka folur për të gjithë strategjitë politike të ish-presidentit Donald Trump.
Sipas tij pasoja e këtij atentati është vetë fryma e egër që ai ka futur në politikë.
“Për mua është fenomen sepse e ka ndarë Amerikën në dysh nuk ka ndodhur kjo as me Klinton as me Bushin. Ideja është se ka pasur rivalitet por jo aq i dhunshëm këtë e ka sjellë Trump.
Trump ka një shprehje që përmendet shumë pak që përcakton filozofinë e tij: Zmadhoje sa më shumë sepse njerëzit do e besojnë.
Ai ka futur një frymë shumë të ashpër në politikën e djathtë.” u shpreh Krisafi