Një 50-vjeçar në Dibër është vetëmbytur në liqenin e fshatit të tij në Grevë.
Policia njofton se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Në liqenin e fshatit Grevë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi E.F., 50 vjeç, banues në fshatin Grevë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethaneve të këtij rasti.