Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi kanë vjedhur në një qendër tregtare në Selanik.
Mallrat e vjedhura arrinin vlerën e 12 mijë eurove.
Bëhet me dije nga mediat greke se në automjetin e autorëve janë gjetur dhe sekuestruar parfume, rroba, produkte kozmetike si dhe mallra sportive.
Për pasojë atyre u është sekuestruar edhe shuma e parave prej 2205 eurosh si dhe automjeti i cili shërbente për transportimin e mallit të vjedhur.