Xherdan Shaqiri në moshën 32-vjeçare i ka dhënë fund karrierës te Zvicra pas 125 ndeshjeve të luajtura me ekipin e parë dhe 32 golave të shënuar. Ai është i vetmi lojtar ndonjëherë që ka shënuar në tre Europiane dhe Kupat e Botës së fundit.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirën kombëtares. Mbeten kujtime të mëdha dhe për këtë ju them të gjithëve: FALEMINDERIT”, shkruan Shaqiri.
Në karrierën e tij, ish-lojtari i Basel, Inter, Bayern Munich, Lyon apo Liverpool ka veshur 125 herë fanellën e kombëtares zvicerane, gjë që e bën atë lojtarin e dytë më të përzgjedhur në historinë e helvetëve, pas Granit Xhakës (130 ndeshje).