Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural së fundi ka ngelur pa drejtues.
Pak ditë më parë është larguar nga kjo detyrë Oltjon Muzaka, i emëruar në kohën kur Ministrinë e Bujqësisë e drejtonte Frida Krifca.
Kjo e fundit dyshohet si përgjegjësja kryesore për të gjithë skemën e vjedhjes së fondeve europiane të dedikuara për Shqipërinë.
Në vend të Muzakës është vendosur përkohësisht Ardita Kuçi, e cila ka qenë më parë punonjëse në këtë agjenci.
Tani Ardita Kuçi administron fondet e Skemës Kombëtare për sektorin e bujqësisë.
Zyra antikorrupsion në BE, OLAF, ka konfirmuar zyrtarisht vjedhjen e mbi 30 milionë eurove dhe për këtë ka bllokuar vijimin e programit.
Për aferën në fjalë zyrtarisht ka edhe një hetim paraprak nga SPAK, kjo u konfirmuar një ditë më parë në Kuvend nga kreu i Prokurorisë së Posaçme.
Ndërsa sot mazhoranca bllokoi në Kuvend një mocion për debat të kërkuar nga opozita pikërisht për këtë çështje.
Pasi e largoi Frida Krifcën nga Ministria e Bujqësisë, Rama e ka marrë ish-ministren në kabinetin e tij të këshilltarëve.