Disa detaje të reja kanë dalë nga dhuna që ndodhi mes 42-vjeçarit Rigels Kasos i cili u dhunua brutalisht nga 34-vjeçari Bajram Gjeleshi.
Bëhet me dije se 42-vjeçari ka pasur një komunikim në Instagram me bashkëjetuesin e Gjeleshit.Ky i fundit i ka zbuluar këto mesazhe dhe ka shkuar në takimin që 42-vjeçari kishte lënë me bashkëjetuesen e tij.
Ai është dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.
Rigels Kaso ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët njoftojnë se ka pësuar vdekje klinike.