Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).
Ndou, i cili u zgjodh në fillim të muajit shkurt si kryetar i këshillit të qarkut pas zëvendësimit të Marina Duhanit, është prezent në SPAK, por deri tani nuk është bërë e ditur arsyeja e saktë e vizitës së tij.
Ai u zgjodh si kryetar i këshillit me 18 vota pro dhe vetëm 1 kundër. Aktualisht, nuk ka informacione të tjera në lidhje me arsyet e paraqitjes së tij në SPAK.